Tregimi për dy vëllezërit që kishin dertin e njëri tjetrit

Dy vëllezër, njëri i martuar, tjetri i pa martuar. Ata kishin një fermë dhe një tokë pjellore që jepte shumë bereqet.

Gjysma e grurit i takonte njërit dhe gjysma vëllaut tjetër.
Në fillim çdo gjë ishte në rregull. Më vonë vëllau i martuar ndonjëherë zgjohej natën dhe mendonte:

“Kjo nuk është e drejtë. Vëllau im nuk është i martuar dhe merr gjysmën e bereqetit të fermës. Me mua janë gruaja dhe pesë fëmijët, kështu që e kam të siguruar pleqërinë time. Po, kush do të kujdeset për vëllaun tim në pleqëri? Ai duhet më shumë të ndaj anash për të ardhmen e tij, andaj ai ka më shumë nevojë se unë.

Me këto mendime shkonte fshehtas në shtëpinë e vëllaut dhe zbrazte një thes me grurë në hambarin e vëllaut të tij.

Edhe vëllaut të tij që ishte i pa martuar filluan ti vijnë mendime të tille. Kohë pas kohe zgjohej natën dhe mendonte:

“Ko nuk është e drejtë. Vëllau im ka gruan dhe pesë fëmijët, ndërsa e merr gjysmën e bereqetit të fermës. Unë nuk kam nevojë askënd ta ushqej përveç vetes. Po a është e drejtë që vëllau im të merr sa unë edhe pse ka më shumë nevojë se unë?

Atëherë dilte nga krevati dhe dërgonte një thes me grurë në hambarin e vëllaut të vet. Një ditë të dy u zgjuan për një natë dhe takuan njëri tjetrin me thesin e grurit në shpinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu