Selmani: Nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufij të partive politike

“Ne kërkuam reforma thelbësore në media, nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos na rekomanduan farsë politike. Edhe një herë përsërisë, nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufij të partive politike”, ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, transmeton Portalb.

Organizatat gazetareske në takimin e mbrëmshëm me udhëheqësinë e LSDM-së kategorikisht kanë refuzuar që të marrin pjesë në konsultime për ad hoc trupën zgjedhjen e kryeredaktorit të RTVM-së.

Profesoresha Snezhana Tërpevska nga Instituti maqedonas për media për Agjencinë e lajmeve “Meta” ka deklaruar se kjo trupë ad hoc nuk mund të ndihmojë në përmirësimin e mediave.

“Duhet departizimi i Agjencisë për media. Ishim kategorik se nuk i bësojmë kësaj trupe se do të mund ta zgjidhë problemin e mediave në vend. Për këtë arsye thamë se nuk do të marrim pjesë në punën e saj”, tha Tërpeska.

Naser Selmani qysh nga publikimi i marrëveshjes kur u kumtua se do të formohet trupë për kontrollin e mediave, në konferencë për shtyp tha se nuk mbështet ide të këtillë dhe nuk do të marrë pjesë në formimin e saj.

Trupi ad hoc, do të duhet të ketë 5 anëtarë, që do të punojë deri në përfundim të zgjedhjeve parlamentare. Secila parti, sipas marrëveshjes, duhet të ketë 5 anëtarë dhe pastaj me konsensus të zgjidhet edhe i pesti. Sipas marrëveshjes, një anëtarë në këtë trupë detyrimisht duhet të jetë shqiptar.

Afati për formimin e ad hoc trupit kalon më 19 gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu