Regjimi i Asadit sulme ajrore në Damask, 12 civilë të vdekur

Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, nga sulmet intensive ajrore të regjimit të Bashar al Asadit kundër rajoneve që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve, kanë humbur jetën së paku 12 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të gazetarit të AA-së në Damask, në lindje të kryeqytetit, rajoni Guta Lindore dhe lagjja Kabun, të cilët ndodhen në rrethimin e regjimit, sot në që nga orët e mëngjesit kanë qenë objektiv të 59 sulmeve ajrore.

Nga sulmet e regjimit, në rajonin Sakba të Gutës Lindore kanë humbur jetën 5 civilë, në rajonin Hamurije 3, në Arbin 2, një Harasta dhe një në Hazza.

Opozitarët, përkundër sulmeve intensive të regjimit, muajin e kaluar, duke kaluar nga lagjja Cobar të rajonit Guta Lindore kishin arritur në pjesën lindore të qendrës së qytetit, në lagjen Kabun, e cila ndodhet nën rrethim.

Nëpërmjet kësaj, Guta Veriore dhe Kabuni, ishin bashkuar nëpërmjet një linje të hollë. Pas kësaj, regjimi i Asadit, përkundër raundit të 5-të të bisedimeve mbi tranzicionit politik në Gjenevë të Zvicrës, që u mbajt më 23-31 mars, kishte intensifikuar sulmet në këtë rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu