Njihuni me fshatin ku gratë i presin flokët një herë në jetë

Nëse keni menduar se Rapunzel ekziston vetëm në përralla, atëherë duhet të njihni gratë e Huangluo, fshat në jugperëndim të Kinës. Femrat anëtare të grupit etnik në provincën kineze të Guangxi, i presin flokët vetëm një herë në jetën e tyre, zakonisht përpara se të martohen, raporton “People’s Daily Online”.

Janë rreth 60 gra në këtë komunitet me flokë të gjatë mbi 1 metër, ndërsa njëra prej tyre i ka mbi 2 metër të gjatë. Fshati Huangluo është shtëpia e etnisë Yao, e cila karakterizohet nga veshja ngjyrë e kuqe dhe flokë të gjatë./noayao china


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu