Sipas studiuesve, meditimi për vetëm 30 minuta zbut depresionin ashtu sikurse ilaçi dhe se meditimi i rregullt mund të lehtësoje edhe ankthin, dhimbjen dhe stresin.
Studimi përfshin 3 500 njerëz ku janë krahasuar efektet që jep meditimi me ato të antidepresantëve. Kryesuesi i kërkimit, Dr Madhav Goyal, asistent profesor në Universitetin John Hopkins ka deklaruar se: “shumë njerëz kanë krijuar idenë se meditimi është të ulesh dhe të mos bësh asgjë. Por kjo nuk është e vërtetë.
Meditimi është një trajnim aktiv i trurit për të rritur vetëdijen dhe programe të ndryshme meditimi e arrijnë këtë në mënyra të ndryshme”. Doktori thotë se mijëra njerëz përdorin meditimin për stresin dhe për rritjen personale.