Përmbytjet morën edhe viktimën e parë në Hasanbeg, mëson TV Shenja, por ende nuk ka prononcim nga MPB-ja. Gjithashtu flitet edhe për Para pak çastesh një ekip i policisë ka arritur në Hasanbeg për t’iu dalë në ndihmë banorëve të këtij vendi. Gazetarët e TV Shenja të cilët në këto momente gjenden në Hasanbeg, raportojnë se evakuimi i banorëve ka filluar me kamionë para se të arrrijnë ekipet policore, ndërsa evakuimi ende po vazhdon. Gjithashtu TV Shenja mëson se në këto momente kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë.
Më të rrezikuar janë banorët të clët jetojnë në lagjen “Metodija Andonov Çento”. Banorët thonë se uji u ka mbuluar katet përdhesë të shtëpive dhe të gjithë janë ngjitur në katet e sipërme.
Për TV Shenja ata thonë se prej në ora 19:00 nuk kanë edhe energji elektrike madje edhe nuk mund të komunikojnë me zyrtar te Komunës dhe Qendrën për Menaxhim me Krizat për t’u ndihmuar.
Gjendjen momentale në Hasanbeg mund ta shihni në videot e filmuara nga gazetarët e TV Shenja të cilët gjenden në terren.