Lideri i BESËS, Bilall Kasami duke folur për Platformën shqiptare kujtoi një moment para zgjedhjeve, duke thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka ftuar gjithë partitë politike për të nënshkruar një deklaratë parazgjedhore, por kryelartësia e dy liderëve, që atëherë kanë pasur shumicën e votave të shqiptarëve, bëri që të mos nënshkruhet ajo deklaratë. “Kryelartësia e dy liderëve politik nënçmuan kreun edhe kreun e shtetit shqiptarë për të bërë një deklaratë para zgjedhjeve dhe të dilet më një qëndrim të përbashkët për çështjet shqiptare. Por u pa se dy subjektet politike njëra kishte 20 dhe ju përgjysmua dhe tjetra mbeti me dy deputetë”, tha Kasami. Ai tha se deklarata është produkt i partive shqiptare të Maqedonisë.