Profesori Universitar nga Fakulteti Arkitektonik Miroslav Gërçev, për portalin Nova, ka deklaruar tre shkaqet kryesore të përmbytjeve në Shkup.
Kanale periferike të lëna pas dore, rrjet i kanalizimit atmosferik i lënë pas dore dhe projekte ndërtimore me gabime në shtratin e lumit Vardar janë arsyet kryesore për përmbytjet e mbrëmshme në Shkup, ku humbën jetën dhjetëra persona.
Numri më i madh i të lënduarve, të humburve dhe viktimave si pasojë e përmbytjeve janë nga vendet periferike të Shkupit.
“Te ne i gjithë kanalizimi përreth qytetit është ndërtuar në kohën e socializmit, bëhet fjalë për afro 1.000 kilometra kanal. Ky rrjet është lënë pas dore ose shumë pak është nën përkujdesje”, ka deklaruar Gërçev, transmeton Portalb.
Përveç rrjetit të kanaleve, këtu është edhe sistemi i kanalizimit të Shkupit, e cila, sipas profesorit, është e lënë pas dore qysh nga pavarësia e vendit.
“A e shikoni se çfarë ndodh pas çdo reshjeve të shiut, çdoherë ka vërshime. Kjo që po ndodh më kanalizimin atmosferik nuk është e mjaftueshme të qartësohet vetëm me fjalët “e lënë padore”, bëhet fjalë për anashkalim thelbësor civilizues- prodhim i një budallallëku shoqëror dhe politik”, ka theksuar Gërçev.
Arsye tjetër, përskaj kanalizimit atmosferik për shkak së cilës nënkalimet dhe rrugët në qendrën e Shkupit vërshohen edhe pas një shiu të vogël, është edhe prishja e rrjedhjes së lumit Vardar.
“Përveç kujdesit për kanalet, është kujdesi edhe për shtratin. Në shtratin e lumit Vardar, për momentin ka anije, urat nga Projekti “Shkupi 2014” janë ndërtuar me konstruksione brenda në profilin e shtratit, ku është llogaritur të mbajë vetëm ujë”, tha profesori./InfoShqip.com/