“Jam larg tij, por gjithmonë me dhembjen dhe fatin e Shkupit tim, me qytetin nga rrjedhë lumi i kujtimeve të mia si dhe i dëshirave që të afërmit e mi, të jenë pjesëtarë të banorëve të tij të lumtur! Janë rrëqethëse lajmet për viktimat nga shiu që pati tokën ku të bie, por jo edhe shtratin nga të rrjedhë, e që të mos merr me vete edhe shumë jetë njerëzish! Dhe tani, le të jemi me dhembjen e atyre që kanë humbur të dashurit e vet dhe le të mos lejojmë që lutjet tona, t’i çrregullojë vetëdija se, jo vetëm neve që jetojmë në Shkup e rrethinë, por edhe të gjithë banorët e Maqedonisë, prej moti na ka ‘përmbytur’ papërgjegjësia e atyre që pa pyetur njeri dhe me paratë tona, e mbuluan tokën me aq shumë përmendore dhe obeliskë, sa besuan që ato do ua mbulojnë dhe fshehin papërgjegjësinë dhe paturpësinë e sotme! Pra, sot le t’i kemi në zemër e mendje vetëm ata që i përvëlon flaka e dhembjes për humbjen e të dashurve të vet, ata që i djeg zjarri që nuk do mund ta shuajnë as gjitha ‘shinajet’ e jetës! Pra sot le të harrojmë për një çast se sasinë e shiut e cakton Zoti, por shtretërit nga do rrjedhë ai i ndërtojnë njerëzit, sot pra le të mjaftohemi me të vërtetën se sa të vegjël jemi përball forcës së natyrës, ngaqë vetëm kështu më lehtë do e kuptojmë sa të mëdhenj jemi përball atyre që i votojmë dhe vetëm kështu, më qartë do e shohim se, neve na mbyti dhe morri shiu, edhe shkaku se qëmoti na ka ‘vërshuar’ e mbytur papërgjegjësia e atyre që dinë si t’i mirëmbajnë ‘kanalet’ nga rrjedhin përfitimet e tyre personale, por jo edhe shtretërit nga do rrjedhë shiu i tepërt dhe ‘lumi’ i së ardhmes sonë!”, – ka shkruar në profilin e tij nëFacebook Kim Mehmeti