Pse BDI-stët s’vijnë në Hasanbeg, sic vrapuan në Zajaz te Ali Ahmeti?

“Për vdekjen e nënës së lideri të tyre Ali Ahmetit, gatise i thyen këmbët të shkojnë në Zajaz, për ta ngushëlluar. Gjë që, sipas mendimit tim, është shumë njerëzore, humane dhe normale. Por, pse të njëjtën gjë nuk po e bëjnë edhe për fëmijët, nënat dhe vëllezërit tanë nga HasanBegu i Shkupit? Këtë akt human dhe solidar, ata nuk e bënë as me familjet e ‘Lagjes së Trimave’ në Kumanovë.
Pra, janë po të njëjëtit, që kane dëshmuar se nuk njohin norma dhe parime etiko-morale. Përmbytje fatkeqësisht, siç po raportohet nga terreni, do të kenë marrë disa dhjetëra jetë njerezish, ndrësa disa kufoma, sic thuhet nga familjarët, akoma nuk po arrijnë t’i gjejnë. Kjo është tragjedi e madhe shqiptare dhe qytetare, që tejkalon përpasat e një vdekje të një njeriu të rëndomtë që ka kaluar të 70-tat.
Dua t’i pyes publikisht: KU JANë FUNKSIONARËT E BDI-Së QË NUK I DALIN NË NDIHMA BANORËVE TË HASANBEGUT?
A ndiejnë dhimbje edhe ata, sikurse të gjithë shqiptarët anembanë hapësirës shqiptare? Nga orët e para të mëngjesit kam patur shumë telefonata nga Tirana dhe Prishtina, për t’u interesuar për përmasat e tragjedisë dhe përmbytjeve.
Cfarë ka më tepër Ali Ahmeti, nga fëmijët e Hasanbegut?
Fejzi HAJDARI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu