Hahn: BE e gatshme të ndihmojë për vërshimet

Komisari evropian Johanes Hahn gjatë pasdites shprehu ngushëllim për qytetarët e Shkupit të cilët humbën jetën si pasoje e një moti të egër dhe ofroi ndihmë.

“Ngushëllime deri te familjet e viktimave nga vërshimet në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojëp”, ka shkruar Han në Twitter.

Ngushëllim deri te familjet e të vdekurve në Twitter shprehu edhe euroambasadori i deritashëm Aivo Orav. “Ngushëllim më të thellë deri te familjet të cilët i humbën më të dashurit e tyre gjatë vërshimeve, është porosia e Oravit i cili njëherit të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.

Kryeqyteti i Maqedonisë dje u përfshi nga moti i ligë. Dëme më të mëdha janë shkaktuar në Stajkovc, Hasanbeg, Smillkovc dhe Haraçinë ku janë gjetur edhe 21 personat e vdekur, gjashtë konsiderohen si të zhdukur, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar. Moti i ligë e goditi edhe një pjesë të rajonit të Tetovës./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu