Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, lëshoi gaz lotësjellës gjatë mbledhjes për demarkacionin.
Policia tashmë ka hyrë në Kuvend dhe po procedon kundrejt deputetit Çaushi.
“Arroganca e pushtetit që përkundër fakteve të pakontestueshme, po insistonnë ratifikimin e demarkacionit dhe për këtë do të përballet me rezistencë të fuqishme”, ka deklaruar VV, pas ngjarjes, transmeton “Ekspress”. /albeu