Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka ngacmuar homologun e tij te Barcelona, Gerard Pique, i cili në të kaluarën është ankuar për gjykim të padrejtë kundrejt skuadrës së tij.
Lufta e fjalëve gjithmonë ka dominuar në rrjetet sociale ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave rivale, ndërsa në momentin e përjashtimit me karton të kuq (minuta e 77-të), Ramos iu drejtua Piques me fjalë dhe me gjeste që nxitën kërshëri për kuptimin e tyre.

Derisa po largohej, Ramos e vërejti qendërmbrojtësin katalunas, Pique dhe filloi të bënte një gjest folës me dorën e tij duke thënë: “Fol tash. Fol tash”.
Më pas, ai e drejtoi gishtin kah zona ku qëndrojnë zyrtarët e La Ligas duke iu referuar komenteve të mëhershme që i kishte bërë Pique se zyrtarët e federatës qëndrojnë zakonisht ulur në pjesën e tyre dhe e favorizojnë Real Madridin.
Këtë gjest, Pique e kishte bërë pas humbjes nga Villarreali duke e fajësuar presidentin e La Ligas, Javier Tebas, për dy vendime kundërthënëse në atë ndeshje. Ndërsa kundërpërgjigjja e Ramosit me këtë rast ishte për të treguar se Reali nuk po favorizohet nga zyrtarët e La Ligas.
Edhe pse dy mbrojtësit spanjollë ishin zotuar që t’i linin anash zënkat ndërmjet tyre për shkak se luajnë bashkë në kombëtare, ky incident pritet të pasojë me komente të tjera mes tyre. /Telegrafi/
Los gestos de Sergio Ramos para Neymar y Pique pic.twitter.com/4dd3lbz9Z1
— Johanna Calderón (@johacalderon7) April 23, 2017