Në Televizionin Nova, dhe në emisionin “Studio e Hapur”, mysafir ka qenë drejtori aktual i shtëpisë së shëndetit në Shkup Besim Koka, i cili përpos që dallohet për punën e tij të zellshme, dhe shumë përkushtuese, dhe profesionale për qytetarët e Shkupit, dhe posaçërisht për shqiptarët. Ai dhe emri i tij ka filluar kohëve të fundit në koluaret politike të lakohet edhe si kandidat i mundshëm për kryetarë të Komunës së Çairit.
Por para se ta zbardhë këtë aktualitet politik, Koka në emision ka shpjeguar për të arriturat e institucionit “Shtëpia e Shëndetit” – Shkup, të cilën e udhëheqë Koka tash e 5 vite.
Ai ka treguar se me ardhjen e tij në krye të këtij institucioni, janë bërë ndryshime të mëdha, në shëndetësi, nga të cilat më së shumti janë prekë dy poliklinikat ajo e Çairit, dhe ajo e Bit Pazarit, në të cilën marrin shërbime shumica dërmuese pacientë shqiptarë.
“Brenda këtyre 5 viteve është bërë një revolucion I madhe në shëndetësinë, dhe në poliklinikat në Shkup, e posaçërisht në poliklinikat e Çairit dhe asaj të Bit Pazarit, ku shumica dërmuese e pacientëve të cilët marrin shërbime janë Shqiptarë. Sepse në këto poliklinika është ndarë një shumë e madhe e mjeteve financiare në sjelljen e aparaturave të cilat janë në shërbim të qytetarëve”, ka pohuar Koka.
Në pyetjen se a ka mundësi që qytetarët shqiptarë të Çairit, ta shohin Besim Kokën për kandidat të mundshëm të BDI për kryetarë të Komunës së Çairit, kur kryetari i deritanishëm është larguar nga mundësia e ri-kandidimit për një mandat të katër Koka ka pohuar:
“Mendoj se ajo është një vendim që ju takon organeve më të larta partiake, që duhet të vendosin për këtë çështje, dhe ajo nuk varet nga unë”, pohoj Koka.