Hojt Ji Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi në departamentin e Shtetit i cili vjen për vizitë në Shkup të Hënën do të ketë takime me liderët e partive politike, mirëpo jo edhe me Kryetarin e Shtetit Gjorge Ivanov. Nga kabineti i tij njoftojnë se për shkak të angazhimeve të caktuara më parë nuk do të mund të realizohet ky takim.