Ahmeti dhe Zaev prap sot takohen, ja pse?

Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit të Maqedonisë janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ali AHmeti dhe Zoran Zaev.

Pas takimit të djeshëm që patën të dy liderët e koalicionit të ri, sot parashikohet një tjetër takim rreth orës 12:00, gjithmonë në ambientet e Kuvendit, shkruan Alsat M.

Ahmeti i ka garantuar Zaevit mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Publikisht dy partitë, deklaruan se do të veprojnë si shumë e koordinuar kurse zgjidhja mund të pritet të arrihet edhe sot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu