Në një situatë kur në të gjitha koloaret flitet për rrezikun që Ivanov të shpallë gjendje lufte dhe kriza politike të transferohet në situatë lufte, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, duke e ftuar Ivanovin të shpallë gjendje lufte.
Në emisionin Click në TV 21, Xhaferi disa herë e ka sfiduar presidentin Ivanov që të shpallë gjendje lufte. Madje gazetari disa herë ia tërheq vërrejtjen duke e pyetur nëse kjo është thirje për të shpallur luftë dhe Xhaferi përsërit disa herë thirjen. “Shtrohet pyetja nëse Ivanov ka vlerësim se është i rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i shtetit, në gjendje kur parlamenti nuk është funksional, unë të po të satën herë shtroj pyetje, pse nuk shpall gjendje lufte? Po i bëj thirje le të shpallë luftë! Ja tash i bëj pyetje publike, nëse mban vlerësimi i tij, janë tre raste nëse ka vlerësim potencial që cënohet sovraniteti, nëse shteti është i sulmuar nga një shtet tjetër dhe nëse shtetit i shpallet gjendje lufte, këto janë tre gjendje ku duhet të shpallet luftë. Në situatën që jemi ne kompetencë detyrimore e Ivanovit është të shpallë gjendje lufte. I bëj thirje, nëse ka ashtu vlerësimi le të shpallë luftë”, tha Xhaferi.