Dalja në skenë e Lëvizjes BESA, shkaktoi prishjen e ekuilibrave të krimit të organizuar shtetërorë dhe politik, e cila ishte jetësuare falë binomit famëkeqe VMRO-BDI. E gjithë ky luks i kriminalitetit politik ju mundësua BDI-së falë mungesës së një partie serioze opozitare në bllokun politik shqiptarë. Pikërisht me daljen në skenë të Lëvizjes BESA filluan të ndihen rreziqet e para të prishjes së këtij ekuilibri kriminalizuesë të ndërtuare ndër vite. Zgjedhjet e 11 dhjetorit shkaktuan përgjysmimin e deputetëve të BDI-së, BESA si parti e cila për herë të parë merr pjesë në zgjedhje arriti të marrë 5 deputetë dhe 2 deputetë tjerë ti humb padrejtësisht falë vasaleve të VMRO-së (BDI-PDSH) në KSHZ. Ky ishte një sinjal i fuqishëm për kryesin e BDI-së, e cila filloi menjëherë të ndërmarrë hapa konkrete për tu ballafaquare me këtë rrezik.
Me marrjen e mandatit të Gruevskit, BDI më nuk e posedonte atë luks qe të pranonte një koalicion të tillë, se me një hap të tillë nënkuptonte edhe shkatërrimi i tërësishëm i BDI-së, dhe forcimi i BESËS dhe partive tjera opozitare të bllokut shqiptarë. Sikleti i BDI-së zgjati deri në momentet e skadimit të afatit të mandatarit, e cila nuk mundi ti thotë që në fillim “Jo” partisë së Gruevskit . Andaj këtë nervoz dhe urrejtje të akumuluare nga binomi famëkeq BDI-VMRO, filloi të shfaqet pikërisht pas prishjes së kësaj miqësie dhe fillimin e bisedimeve me partinë e Zaevit e cila shihej si shpëtimtarë i vetëm nga shkatërrimi që i kanosej BDI-së. Incidenti në Parlamentin e R. Maqedonisë pas largimit të deputetëve të Lëvizjes BESA të cilët nuk ishin fare të informuare për një skenarë të tillë djallëzorë asocon pikërisht në hakmarrjen e këtij binomi i cili shihet që faktikisht ende në mënyrë efikase funksionon, për ti paraqitur deputet e Lëvizjes BESA si frikacak dhe tradhtarë.
Shkruan: Agim Pacolli