Prokuroria merr vendimin ndaj sulmuesve të Selës dhe Zaevit

Prokuroria Themelore Publike ne Shkup, pas mbledhjes së dëshmive përkatëse, për pesëmbëdhjetë të përfshirë në trazirat në Parlament, fillimisht nisi procedurat për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në një turmë që penguan personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 të Kodit Penal, janë lënë ne burg shtatë persona.

Siç njofton Prokuroria e Shkupit, aktualisht, shtatë personave u është privuar liria.

Prokurori publik kompetent, ka konstatuar se janë përmbushur bazat ligjore për katërmbëdhjetë të dyshuar deri tek gjykatësi i procedurës së paraprake për masën e paraburgimit, njofton tetovasot.

Ndaj një personi është propozuar përcaktimi i masës për kujdes. Hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të veprave penale ndaj të përfshirëve për pjesëmarrje dhe dhunim të institucionit publik dhe sulm ndaj personave zyrtar. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu