Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Adnan Azizi godet kreun e BDI, Ali Ahmetin, ja porosia e tij:
“Në vrasjet dhe likuidimet brenda LPK-së në diasporën shqiptare, që nga vrasja e vellëzerve Gërvalla e deri te vrasja e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për të cilat përflitet se të gjitha janë bërë me porosi të bashkëveprimtarëve të ngushtë të Ali Ahmetit ose – ndoshta edhe të atij vetë, ai asnjëherë nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Është i njohur pastaj atentati ndaj dr. Ibrahim Rugovës, të cilin Ali Ahmeti me shokë ishin mbledhur në Tiranë për të ngritur dolli për vrasjen e “kulçedrës së madhe”, por ishin dëshpëruar se ishte plagosur Sabri Hamiti dhe se Rugova ka shpëtuar. Vrasjet me porosi vazhduan edhe gjatë luftës së vitit 2001, kur Ali Ahmeti – sipas zakonit të vjetër – në mënyrë tinëzare thuhet se e kishte porositur vrasjen e Komandant Hoxhës së Tanushës. Ai akuzohet edhe për likuidimin e komandant Telit me shokë. Pse kur u arrestua në Prishtinë komandant Kushtrimi (Harun Aliu), Ali Ahmeti asnjëherë nuk iu përgjigj thirrjes së shokëve dhe avokatit të tij, ndonëse më parë thoshte se “lirimi i tij mund të bëhet me një telefonatë te ndërkombëtarët, sepse unë nuk mund t’i vazhdoj bisedimet për Marrëveshjen e Ohrit pa Harun Aliun”? A mund të sqarojë Ali Ahmeti se si ndodhi që gjatë luftës së vitit 2001 të vriten 120 ushtarë, kurse pas luftës u vranë 600 të tjerë? E, përsëri në të gjitha ngjarjet me epilog tragjik për shqiptarët, si Sopoti, Radishani, Enciklopedia, Monstra, Harun Aliu, Lagja e Trimave etj., Ali Ahmeti nuk ishte aty, por deklaronte se nuk ka qenë i informuar dhe jepte arsyetime banale se nuk ka mundur të bëjë asgjë.”, shkruan Adnan Azizi. (INA)