Hamasi pranon krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967

Kryetari i Byrosë Politike të Lëvizja së Rezistencës Islame Hamas, Halid Meshal, ka njoftuar vizionin e ri dhe dokumentin politik të lëvizjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Meshal ka zhvilluar një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Katarit, Doha, dhe ka bërë deklarata në lidhje me vizionin e ri dhe dokumentin politik që do të përcaktojnë principet dhe politikat e përgjithshme të Hamasit.

Përkufizimi i ri i njoftuar nga Meshal, ku synohet që të hapë horizonte të reja për lëvizjen në komunitetin ndërkombëtar, përbëhet nga çështjet për formimin e shtetit të Palestinës brenda kufijve 1967 dhe pikëpamjet ndaj hebrenjve dhe ekstremizmit fetarë.

Në pikën e parë të dokumentit politik Hamas veten e përkufizon: “Hamasi, Lëvizja e Rezistencës Islame është një rezistencë dhe lëvizje kombëtare islame palestineze që ka objektiv formimin e Palestinës dhe luftën kundër projekteve sioniste, me objektivat dhe mjetet e saj me referencë Islamin”.

Ky përkufizim në mënyrë të hapur tregon ndryshim nga përkufizimi i mëparshëm se lëvizja është një krah i Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan).

Pranimi i shtetit palestinez brenda kufijve 1967

Gjithashtu një përbërës i rëndësishëm i përfshirë në dokument është se flitet që lëvizja ka rënë dakord për krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të 4 qershorit 1967. Në dokumentin ku nënvizohet se nuk do të tolerohet për asnjë pjesë territori të Palestinës thuhet se “Bashkë me këtë, formimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin brenda kufijve të 4 qershorit 1967, bashkë me kthimin në shtëpitë e tyre të emigrantëve dhe refugjatëve të nxjerrë nga shtëpitë e tyre Hamas e vëren si një formulë të përbashkët kombëtare të pajtimit.”

Ndër të tjera në dokumentin ku vihet theksi se kryesisht deklarata Belfour është e pavlefshme, si dhe vendimet për ndarjen e Palestinës dhe formimin e Izraelit, theksohet se marrëveshjet e Oslos janë të papranueshme që dëmtojnë interesat e popullit të Palestinës.

Theksi mbi identitetin palestinez

“Dëbimi nga territoret e tyre duke u dërguar jashtë kufijve të jashtëm i popullit palestinez dhe ndërtimi i formësimeve sioniste në këto zona, ashtu siç nuk sjell paragjykime për të drejtën e popullit palestinez mbi këto territore gjithashtu nuk i jep të drejtën formimit sionist uzurpator që të pretendojë për një të drejtë këtu”, thuhet në dokumentin ku vihet theksi se identiteti i Palestinës është territor arab dhe islam si dhe integritet i pandarë.

“Islami fe e paqes dhe tolerancës”

Ndër të tjera në dokument pasi vihet në dukje se Hamasi ka një qasje islame e cila përfshin të gjitha fushat e jetës dhe që ka frymën e moderuar, fuqitë e ti cilës përhapen në të gjitha kohët dhe vendet theksohet se “Hamasi beson se Islami është një fe ku pasuesit e sheriatit dhe feve të tjera jetojnë në mënyrë të sigurtë në paqe dhe tolerancë. Gjithashtu edhe hallkat e Palestinës e vërejnë si një model ku jetojnë dhe mund të jetojnë brenda tolerancës. Hamasi e di se Islami sjell të drejtën, liri, nder dhe drejtësi, refuzon në çdo mënyrë zullumin dhe se do të dënojë zullumqarin pavarësisht fesë, gjuhës, racës dhe identitetit që ai ka. Islami i cili është kundër çdo lloj ekstremizmi, fanatizmit fetarë, racor dhe sektarë i bën thirrje ndjekësve të tij që të qëndrojnë kundër armikut dhe në mbështetje të të shtypurve si dhe në mbrojtje të nderit të tij, si dhe në mbrojtje të territoreve, të popujve dhe vlerave të shenjta.”

“Jerusalemi, kryeqyteti i Palestinës”

Ndër të tjera në dokumentin politik ku ceket edhe Jerusalemi dhe Mesxhid-i Aksa thuhet se “Jerusalemi, kryeqyteti i Palestinës. Ai në historinë islame dhe të njerëzisë ka një vend të veçantë nga pikëpamja fetare, historike dhe qytetare. Krahas popullit të Palestinës ai është edhe e drejta e arabëve dhe umetit islam. Nuk mund të hiqet dorë nga ndonjë pjesë e Jerusalemit. Është i injorueshëm pushtimi (izraelit), hebrenizimi dhe aktivitetet për njësitë e vendbanimeve hebreje, mbulimi i të vërtetave si dhe prishja e historisë së Jerusalemit. Mesxhid-i Aksa-ja e shenjtë është e drejtë e popullit dhe umetit tonë. Okupimi i saj nuk ka asnjë të drejtë në këtë çështje. Janë të pavlefshme dhe nuk kanë asnjë legjitimitet hebrenizimi i Aksasë dhe planet për ndarjen e saj.”

E drejta e rikthimit të palestinezëve

“Hamasi refuzon çdo iniciativë dhe projekt që synon të eliminojë çështjen e refugjatëve palestinezë. Brenda këtyre janë edhe vendosjet e palestinezëve jashtë atdheut të tyre, apo projektet për atdhe alternative. Dëmshpërblimi i dëmeve me burim nxjerrjen me detyrim nga shtëpitë dhe atdheu i tyre i emigrantëve dhe refugjatëve palestinezë nuk është i ndarë nga të drejtat e kthimit. Kjo e drejtë as nuk shfuqizohet dhe as pakësohet”, thuhet në dokumentin ku theksohet se është e drejtë natyrale kthimi në territoret e tyre i të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve palestinezë që janë dëbuar nga trojet e tyre.

“Mosmarrëveshja nuk është me hebrenjtë, por me projektin sionist”

Gjithashtu në deklaratën ku theksohet se mosmarrëveshja nuk është me hebrenizmin dhe hebrenjtë, por me projektin sionist ku qeveria okupatore ka përdorur shprehinë e hebrenizmit, thuhet: “Hamasi vendos theksin se mosmarrëveshja për shkak të feve nuk është me hebrenjtë, por me projektin sionist dhe Hamasi nuk nxit një konflikt me ata për shkak se janë hebrenj. Ai lufton kundër sionistëve sulmues dhe pushtues. Teksa çështja qëndron si e tillë liderët e pushtimit i përdorin shprehitë për hebrenizmin dhe hebrenjtë.”

“Lëvizja sioniste e cila pushtoi Palestinën në vëzhgimin e forcave perëndimore, janë shembulli më i rrezikshëm i pushtimit kolon”, thuhet në dokument, duke bërë të ditur se kundërshtia hebreje në thelb nuk ka lidhje me historinë e arabëve dhe muslimanëve, por me historinë e Evropës.

Sistemi politik palestinez

Në dokumentin e vizionit ku thuhet se nuk ka alternativë formimi i një shteti të Palestinës në territorin palestinez ku Jerusalemi është kryeqytet, përmendet se besimi i Hamasit është për bashkimin e Palestinës, dhe zhvillimin e marrëdhënieve me bazë pluralizmin, preferencën demokratike dhe dialogun.

“Organizata Çlirimtare e Palestinës është kuadrati mbrojtës kombëtar i nevojshëm për mbrojtjen e popullit palestinez jashtë dhe brenda. Në zhvillimin e kësaj organizate është e pashmangshme që populli palestinez të punojnë për rindërtimin mbi baza demokratike që do të garantojë pjesëmarrjen e të gjithë formësimeve dhe forcave”, thuhet ndër të tjera, duke u vënë theksi në ndërtimin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës mbi bazat demokratike që sigurojnë pjesëmarrjen e të gjitha shtresave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu