Përgjegjës për atë që ndodhi në Maqedoni ditë më parë është pushteti i deritashëm i atjeshëm.
Për këtë edhe BDI e ka fajin e vet.
Kështu pohon shkrimtari Agim Vinca që njeh rrethanat e atjeshme.
“Është një pushtet i kriminalizuar që ka degraduar të drejtat e shqiptarëve pas marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Vinca, njofton Klan Kosova.
“Ata i frikësohen përgjegjësisë penale që i ndjek. Në Maqedoni ushqehet urrejtje ndaj shqiptarëve.
Sipas një sondazhi shqiptarët janë populli më i urryer në Maqedoni. Gruevski është shndërruar në një lider të vogël diktatorial në Ballkan”, ka thënë Vinca në Ora e Fundit.
Formimi i qeverisë me Zaevin sipas Vincës nuk është zgjidhje.
“Maqedoninë për çudi më shumë po e ruajnë shqiptarët sesa maqedonët. Nëse shqiptarët në Maqedoni nuk do të pajtohen 100 % me maqedonët, atëherë ky shtet nuk ka kuptim.
Maqedonia sipas tij edhe mund të shpërbëhet, pasi janë shpërbërë perandori e jo një Maqedoni e brishtë.