Pas deklaratës së fundit rë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev se kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë, ka reaguar analisti Arsim Zekolli. Ai pyet publikisht përse nuk ju pengon ortodoksizmi i Zaevit në politikë, elementet islamike të BDI-së dhe Muhamed Zeqirit atyre që akuzonin Lëvizjen Besa vetën pse kanë islam periferik. “Përse, përse, përse, përse dhe 999 përse kur Zaev fut ortodoksizën në politikë kjo është në rregull, ai është i guximshëm, ai është për duartrokitje, përse kur BDI dhe Muki forcojnë islam politik në stilin e Erdoganit pritet me mirëkuptim dhe simpati, por kur Besa këtë e bën vetëm në mënyrë periferike ne Islamin – atëherë të gjithë bëjnë panikë. Bejli, ty të pyes”, pyet Zekolli në profilin e tij në Facebook.