Analisti Arsim Zekolli ka akuzuar BDI-në dhe mbështetësit e kësaj partie për reagimet e dyfishta lidhur me veprimet e fundit politike. Ai pyet se si është e mundur që këndimi i himnit kombëtarë nga deputeti i Lëvizjes Besa të vlerësohet provokim, ndërsa vendosja e flamurit kombëtar shqiptar nga Talat Xhaferi akt madhështor patriotik. “Kur Zeqirijaji këndon himnin në Kuvend, është provokim i kordinum me VMRO. Kur Skopsko pivo vendos flamurin, kjo është akt madhështor patriotik”, shkruan Zekolli në profilin e tij në Facebook.