Francë, Le Pen u vë ndalesë dy medieve

Ekipi i kandidates presidenciale të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka refuzuar të akreditojë dy medie franceze me arsyetimin se kanë bërë aktivitete “spiunazhi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mitingun që Le Pen një ditë më parë e mbajti në Villepinte me djathtistin konservator për të cilin kishte deklaruar se do ta emëronte kryeministër në rast se fiton zgjedhjet, Nicolas Dupont-Aignan, nuk janë pranuar përfaqësuesit e Mediapart dhe Quotidien.

Mitingu u përcoll nga gjithsej 36 medie, ndërsa arsyetimi për mospranimin e përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve mediatike ishte se “kanë bërë aktivitete spiunazhi”.

Gjatë fushatës zgjedhore të Le Pen, kohë pas kohe kanë ndodhur kufizime ndaj medieve.

Institucionet mediatike Mediapart dhe Quotidien njihen si kritikues të ashpër të Le Pen-it.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë mbahet më 7 maj, ku Le Pen do ta garojë kundër liderit të Lëvizjes En Marche, Emmanuel Macron, i cili avancon para Le Pen-it në sondazhet e zhvilluara deri më tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu