Policia do të dorëzojë njoftim të veçantë deri te Prokuroria Themelore Publike edhe për katër persona nga Shkupi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.
MPB-ja informoi se dje nga ana e SPB Shkup në bashkëpunim me PSP në biseda zyrtare janë ftuar shumë persona, për të cilët kanë ekzistuar dyshime se janë involvuar në ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë.
Për shkak të konstatimit të ekzistimit të dyshimeve për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 nga Kodi penal i RM-së nga ana e personave D.T. (42) Gj.M. (52) dhe T.O. (52) të gjithë nga Shkupi, si dhe vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, sipas nenit 385 nga Kodi penal i RM-së nga ana e personit N.P. (39) nga Shkupi, për të njëjtin SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup do të dorëzojë Njoftim të veçantë.