Nga Qenan Aliu
Miq të dashur, Çka priti Kryekuvendari Veljanovski që nuk thiri seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit ? Qeveria sipas ligjit për menaxhim me kriza solli vendim me të cilin shpalli gjendje krize në regjionin e përmbytur nga vërshimet , por kjo nuk është mjaftë sipas asaj që përshkruan kushtetuta dhe që janë standarde me normat ndërkombëtare.
Ju lutem, deri më tani janë vërtetuar 22 viktima, të lënduar e traumatizuar me qindra e qindra, me mijëra familje pa kulm mbi kokë, ,kultura bujqësore të zhdukura, ekonomi të vogla dhe të mesme dhe infrastrukturë të shkatëruara në këtë regjion të Shkupit dhe në Malësi të Tetovës, MILIJONA EURO dëme materijale. Miq të dashur, ÇFAR DUHET TË NDODHË TJETËR QË TË MBLIDHEN ,, Të zgjedhurit e popullit,,( PARLMAMENTI ) dhe të debatojnë për të miratuar aktet me urgjencë dhe për të kërkuar informatë nga qeveria dhe ekspertët edhe ate të DETAJUAR për këtë që ndodhi , pse, dhe se çka më tutje.
Por sejmenët nuk mblidhen pa mos i thirë krysejmeni !! ÇKA THOTË KUSHTETUTA ? ( NENI 125 ) Gjendje e jashtëzakonshme bëhet kurë do të çfaqen katostrofa të mëdhaja natyrore ose epidemi. Egzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e RM OSE PJESË TË SAJË e përcakton Parlamenti me propozim të kryetarit të Republikës, Qeverisë ose së paku 30 deputetëve.
Vendimi me të cilën vërtetohet egzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme sillet me 2/3 votave shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe ka vlefshmëri më së shumti 30 ditë. Nëse Parlamenti nuk mundet të mblidhet, vendim për egzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme sjellë kryterai i Republikës dhe i ja dërgon Parlamentit në vërtetim menjëherë kurë ai është në gjendje të mblidhet. * * * Miq të dashur, shteti është në duart e hajdutëve dhe sejmenëve.