Ish ushtarët e UÇK-së i dhanë lamtumirën e fundit Lokës që u dha bukë në kohën e luftës së 2001-shit (FOTO)

Një grup ushtarësh të brigadës 116 “Tahir Sinani”, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, të martën u drejtuan drejt Shqipërisë, respektivisht në fshatin Radomir të Peshkopisë, një udhëtim mallëngjimi dhe dhimbjeje për luftën e vitit 2001, njofton Flaka.

Ushtarët shkuan me rastin e lamtumirës së fundit me nënën e Islam Ahmetaj nga ky fshat.

Po kush ishte kjo loke ?

“Nëna e cila na priti, strehoi, ushqeu e përcolli në frontin e luftës gjatë vitit 2001”, thonë për Flaka ushtarët që shkuan në ceremoninë e varrimit të Lokes shqiptare.

Familja Ahmetaj merrej me bujqësi. Dera e kësaj familje ishte e hapur për të pritur, akomoduar dhe ushqyer me buk, krypë e zemër çdo luftëtarë të lirisë.

“Çdo mëngjes në ora katër të mëngjesit ushqimi ishte gati nga duart e lokës shqiptare. Pasi kalonim natën nën çatinë e familjes Ahmetaj, hanim bukë dhe niseshim drejt Korabit për tu bashkuar frontit të luftës. Ishin fjalët e lokës që na jepnim fuqinë, guximin dhe elanin për tu përballur me armikun në luftë: Zoti u ndihmoftë në rrugën e lirisë, u kthefshi të gjallë, shëndoshë e mirë në familjet tuaja”, bekonte lokja, shprehet grupi i ushtarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu