Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se do t’i ofrojë shërbimet civile administrative pa pagesë për të gjithë të prekurit nga zonat që u përfshinë nga vërshimet.
Këto e të tjera i ka deklaruar zv. ministri i punëve të brendëshme Agim Nuhiu. Mes tjerash ai thotë:
“Prej sot Ministria për punë të bredshme do t’i ofrojë shërbimet civile administrative pa pagesë për të prekurit nga zonat që u përfshinë nga vërshimet. Nxjerrja e dokumenteve personale, si letërnjoftimet, pasaportat, patentshoferat për këtë kategori do të realizohet pa pagesë! MPB-ja është në shërbim të qytetarëve! Mos hezitoni, drejtohuni në zyrat e MPB-së! Ne jemi për qytetarët! Qytetarët meritojnë më shumë!” /InfoShqip.com/