Është mëkat i madh të luash me durimin e luftëtarëve të lirisë, që morën pjesë në shumë luftëra nën emblemën e UÇK-së, e që sot janë anashkalu. A thua vallë kush duhet të interesohet për ta, për fatin e tyre dhe familjet e tyre. Ata janë lënë në harresë, me probleme e pasoja. Janë edhe ata që kanë ngelë me trauma.
Nga zona e Karadakut të Kumanovës, Haraçina e Çairi janë shumë luftëtarë të lirisë që me zemër e idal iu bashkuan UÇK-së, e që janë lënë anash. A nuk është mëkat i madh kur e sheh një luftëtarë të tillë apo familjen e tij që vuajnë.
Subjektet politike që marrin mandatin e popullit pa pikë turpi nuk marrin përgjegjësi. Kështu ndodhë edhe me ata politikanë që u pasuruan me korrupsion dhe aktivitete tjera të padrejta. Por nuk është vetëm korrupsioni që ka pasuruar këta njerëz të papërgjegjshëm që s’mbajnë llogari dhe që janë ulur në kolltuqe falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve e atyre që sot mezi mbijetojnë në këtë kohë të vështirë. Korrupsioni ta mbyllë gojën dhe të zhytë në tradhëti. Kjo praktik ka kapur shumë politikanë tanë që rrahin gjoksin. E këta të korruptuar nuk mbajnë llogari se dikush hjek edhe për kafshatën e bukës. Kjo plejadë të korruptuarish vallë a spo shohin se na iku rinia dhe na u boshatisën qytetet e fshatra. Nëse vazhdon kjo në mënyrë të heshtur, atëherë Maqedonia perëndimore do të ngelet pa njerëz. Në këtë mënyrë me plotë vetëdije të këtyre politikanëve të papërgjegjshëm po zbatohen në mënyrë indirekte planet serbosllave, e sidomos siç ishte plani i Garashaninit.
Sidomos nga viti 2000 e këndej, mijëra të rinj po ikin nga vendi, të revoltuar dhe të lodhur nga dramat dhe lojrat e përgatitura, që thirren në kërkesa që harrohen dhe nuk realizohen. Të luash me populllin tën dhe lulen e rinisë, doë të thotë se ska rregull, ska turp. Kjo lojë me kërkesa nuk ka fund, që kur kishte nisur ne fillimvitet e 2000-ta. Vetëkënaqësia e këtyre politikanëve është një makinë luksoze dhe sekretare. Ata kanë vetëm fjalë për të ndenjur në pushtet. Vallë po çka fshihet edhe një e keqe me shumë. Lokale të mbushura nëpër qytete ku gjithë ditën këta politikanë të korruptuar rrijnë e kuvendojnë, e sa e hap gojën për korrupsion dhe dështimet e tyre, arsyeja e tyre është: Amerika ka thënë….!
Por kjo dihet se është një naivitet dhe mashtrim për të fshehur gabimet e tyre.
Amerika nuk përkrahë korrupsionin, diskriminimin e shkeljen e të drejtave të njeriut-pra mësoni këtë. Drejtohuni “bossave” tuaj që të heqin dorë nga korrupsioni dhe partneriteti me armiqtë e shqiptarëve. Vallë mos doni që Amerika të vijë e të luftojë që juve të mbaj në pushtet, e ju të zhyteni thellë e më thellë në korrupsion, krim dhe aventura tjera kundër demokracisë. Shqiptarët e dijnë se sa na ka ndihmuar Amerika dhe për këtë mision të saj gjithmonë do të jemi falenderues. Meritat e tyre i ka edhe diaspora shqiptare, ku kemi mijëra e mijëra aktivistë që kanë ndarë kafshatën e tyre për çështjen kombëtare. Ata kanë punuar për çështjen kombëtare pa pikë interesi dhe pa hile. Por sot a është e drejtë që të shkilet e harrohet sakrifica e tyre dhe misioni 30-40 vjeçar për çështjen tonë kombëtare. E sot ata politikanë që shijojnë frytet e diasporës, por që erdhën në pozitat e fyre falë djemve të lirisë, skanë pikë përgjegjësie e ndërgjegje, që ta çojnë në vend amanetin e dëshmorëve të lirisë dhe të të gjithë atyre që sakrifikuan për ditë më të mira për shqiptarët.
(Autori është bashkëveprimtar i diasporës shqiptare në SHBA)