Janë rindërtuar rrugët për lëvizje të personave me shikim të dëmtuar (FOTO)

Ka filluar rindërtimi i rrugëve të ashtuquajtura taktile, të cilat kanë për qëllim mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve me shikim të dëmtuar. Këto rrugë deri më tani ishin në gjendje të mjerueshme dhe për më shumë se dy vite më shumë paraqisnin pengesë se sa ndihmesë. Në lidhje me këtë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, patën theksuar se brenda vitit, pllakat e gomës do të zëvendësohen me ato të betonit. Ndërsa tani duket se më në fund një gjë e tillë po realizohet, njofton InfoShqip.

Rrugë të ashtuquajtura taktile, ose shtigje të dedikuara për lëvizje të personave të verbër janë dy në Shkup. Në Maqedoni jetojnë rreth 2500 persona me shikim të dëmtuar. Vetëm në Shkup jetojnë mbi 650. Projekti për ndërtimin e shtigjeve për këtë kategori mbështetet nga Banka Botërore, ndërsa shtigje të ngjashme planifikohen të ndërtohen edhe në qytete tjera./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu