Ja çfarë u tha në takimin mes Kasamit dhe Zhbogar

Maqedonia duhet që në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë dhe si i tillë të jetë anëtare e drejtë për të qenë pjesë e familjes Evropiane, theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas takimit që pati me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton InfoShqip.

“Lëvizja BESA e ka informuar z. Zhbogar se kërkesa e Gjorgje Ivanov, që të ketë garanci me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktik të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të drejtave etnike të shqiptarëve”-thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu