Kryetari i deritanishëm i kuvendit Trajko Velanjovski, ka refuzuar të shkojë në takimin që mbrëmë kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi. Siç njofton Fokus, Xhaferi ka kërkuar takim me të gjithë ka thirrur kryetarët e mëhershëm të kuvendit, ndërsa përveç Veljanovksit, në takim nuk janë paraqitur as Ljubisha Georgievski dhe Savo Klimovski. Në takim kanë marrë pjesë vetëm Tito Petkovski, Nikolla Popovski dhe Stojan Andov.
Klimovski ka konfirmuar mospjesëmarrjen për shkak të angazhimeve personale, kurse Ljubisha Georgievski, ka theksuar se nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë takim, njofton ky portal. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe se janë shkëmbyer mendime për funksionimin e Kuvendit./InfoShqip.com