Ivanov të premten lëshon vendin, Xhaferi i kërkon të jap mandatin

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që Presidenti Gjorgje Ivanov të përmbushë detyrimin e tij kushtetues dhe të jap mandatin për formimin e qeverisë, shumicës parlamentare në krye me Zoran Zaev. Këtë kryekuvendari e tha në takimin që pati me ambasadorin slloven në Maqedoni Millan Jazbek, njofton InfoShqip.com
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i tij, spikeri i shtepisë ligjvënëse ka thënë se me dhënien e mandatit do të hapet rrugë për formimin e organeve të kuvendit, e me të edhe formimin e qeverisë së re. Pas kësaj do të vijojnë ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vazhdimi i mandatit të kryetarëve të komunave, deri në shtator, kur shpreson të mbahen zgjedhjet lokale.
Nga zyra e presidentit ende nuk ka informata nëse do të jap Ivanov mandatin. Afati 10 ditor gjatë të cilit presidenti duhet të vendosë nëse do të jap mandatin skadon të premten, ndërsa po atë dit, sipas informacioneve  jozyrtare mësohet se ai do të udhtojë për në Varshavë, për të promovuar librin e tij në një panair librash./ InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu