BE përshëndet dhënien e mandatit, tani duhet të vijojnë reformat

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe Siguri e BE-së, Federika Mogerini e kanë përshëndetur dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.  Ata u bënë thirrje partive parlamentare që së bashku të punojnë në agjendën për reformat, për ta kthyer vendin në rrugën euro-atlantike, njofton InfoShqip.

“E mirëpresim vendimin e Gjorge Ivnaov për t’i’a  dhënë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap të rëndësishëm në procesin e formimin e Qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Hanit dhe Mogerinit.

Ata deklaruan se janë të gatshëm  ta mbështesim Qeverinë e re dhe përpjekjet e saja për reforma./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu