Njëri nga sulmuesit në kuvend tërhiqet nga pozita e drejtorit të Operës dhe Baletit

Drejtori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durllovski ka hequr dorë nga pozita e tij. Ai paraprakisht kishte hequr dorë nga organizimi i protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, njofton InfoShqip.com

Arsyeja e këtij vendimi është sepse ai ka ndjerë keqardhje për ngjarjet në shoqëri, siç thotë, në kohën e shënimit të dy jubileve që duhej të krijonin faqe të re në arritjet artistike.

Durllovski ishte pjesëmarrës në grupin e qytetarëve që u futën dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit. Dita e tij e fundit e punës do të jetë 25 maji i këtij viti./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu