Aleanca për Shqiptarët reagon për dhënien e mandatit

Aleanca për Shqiptarët ka përshëndetur aktin e dhënies së mandatit Liderit të LSDM, njëherë edhe kandidatit për Kryeministër   Zoran Zaev, duke e vlerësuar këtë gjë si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë, për krijimin e një Qeverisë  reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvillimore dhe integruese për Maqedoninë.

“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garancë për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE.”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu