Ambasada Amerikane: Është koha për hapin e rradhës në formimin e qeverisë

Dhënien e mandatit nga Ivanov e ka përshëndetur edhe ambasada amerikane në Shkup. Zëvendësshefi i Misionit Amerikan në Maqedoni, Mihaela Shfajca Blum ka theksuar se procesi i formimit të qeverisë po kalon në fazën e ardhshme dhe së shpejti do të shohim një qeveri të re të formuar, e kjo është një gjë e mrekullueshme për Maqedoninë dhe popullin e saj, njofton InfoShqip.

Në kumtesë theksohet se  është e rëndësishme që Presidenti Ivanov dhe udhëheqësit e partive të koalicionit shumicë gjetën një mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive për të arritur në këtë vend pozitiv për popullin e Maqedonisë. Nga ambasada Amerika theksojnë se shpresojnë që të punojmë me qeverinë e re sapo të formohet, sepse siç thuhet, ka shumë punë për t’u bërë për Maqedoninë për të ecur përpara në reformat urgjente dhe për të vazhduar në rrugën e saj drejt bashkësisë euroatlantike. Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe ne presim me padurim të punojmë me qeverinë e re për të mbështetur këto reforma dhe progres, thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu