Mediat nuk shërbejnë opinionin publik, por partitë politike

Mediat në Maqedoni nuk janë në shërbim të opinionit publik, por janë në shërbim të agjendave politike ose agjendës së pushtetit,  theksohet në hulumtimin me titull “Njoftimi në interes të Publikut” të publikuar sot, me autorë: Sefer Tahiri dhe Mirçe Adamçevski, njofton InfoShqip

“Është e nevojshme që të bëhet një reformë institucionale dhe legjislative dhe një reformë e përgjithshme në sektorin mediatik që do ta sjellë në binar normal sektorin mediatik dhe gazetarinë në përgjithësi dhe do ta orientojë në atë sektor i cili do t’i shërbejë qytetarit dhe informimit të drejtë, objektiv dhe të përfaqësuar”, theksoi Profesori Univerzitar Sefer Tahiri.

Ai theksoi se në Maqedoni ka gazetarë dhe media të cilat më shumë shërbejnë si kanale për transmetimin e porosive propagandistike të qendrave politike apo qendrave të biznesit, të cilat plasojnë gënjeshtra në vend që të plasojnë informacione. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu