Kasami: Ja përse nuk votuam Xhaferin

Kryetari i Lëvizjes Besa, në emisinonin Klik plus në TV21 deklaroi se nuk e kanë votuar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kreytar të Kuvendit sepse për kandidaturën e tij nuk është konsultuar Lëvizja Besa dhe se për të është vendosur vetëm mes LSDM-së dhe BDI-së. Ai theksoi se Lëvizja Besa ka pasur një kandidat më të mirë për kryetar të Kuvendit.

“Sot kan filluar bisedimet për formimin e qeverisë, dhe ne kërkojmë që të jemi partner i barabartë duke kushtëzuar pjesmarjen tonë në këtë qeveri  vetëm nëse jemi të barabartë në ndarjen e posteve ku bënë pjesë edhe vendi i kryeparlamentarit”, theksoi Billall Kasami.

Kasami shtoi se do të kërkojë që në vend të Talat Xhaferit të vijë në kandidat nga Lëvizja Besa, kurse ndarja e posteve në Kuvend dhe Qeveri të bëhet në mënyrë të barabartë duke aluduar kështu për barabartësi me BDI-në./ InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu