Për momentin borxhi publik i Maqedo nisë ka shënuar shifrën prej 4.7 miliardë euro. Sipas kësaj shume, çdo qytetar ka borxh prej 2274 euro dhe çdo fëmijë që do të lindë do të ketë borxh prej 2274 euro. Këto të dhëna bëhen të ditura nga analiza e publikuar me tutull “ Sa borxhi publik i Maqedonisë është i qëndrueshëm”, e që është përgaditur nga instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “ Finance Think”.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi i shtetit për vitin 2016 kap shifrën prej 3.9 miliard euro, ose 39.1 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi publik ka arritur shifrën prej 4.7 miliardë euro, ose 47.8 për qind nga BPV-ja. Pra, nëse u referohemi këtyre të dhënave zyrtare dhe kufirit të qëndrueshëm të borxhit publik prej 51 për qind, atëherë Maqedonia ka hapësirë të futet në borxhe të reja në vlerë prej 4 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht jo më shumë se 32 milion euro deri në fund të këtij viti”, theksoi autorja e kësaj analize, Teodora Anastasovska.
Sipas kësaj analize, edhe pse niveli momental i borxhit publik është i qëndrueshëm, hapësira më e madhe e huamarrjeve të reja është në fazën kritike.
Por që kur është publikuar kjo analizë, borxhi publik ka vazhduar të rritet, dhe sot për kokë banori ky borxh arrin 2505 euro. Gjendja momoentale e borxhit publik mund të shihet në foto./InfoShqip.com