Policia kufitare pa ujë të pijshëm, sindikata e policëve kërcenon me grevë 

Sindikata e policëve ka reaguar në lidhje me kushtet  në të cilat po punon policia kufitare. Ata deklarojnë se policët kur janë në detyrë, kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe mungesë të ushqimit kualitativ, njofton InfoShqip.
Përveç ushqimit dhe ujit të pijshëm, automjetet janë jo funksionale dhe të vjetra me çka vihet në dyshim siguria e policëve, theksojnë nga  Sindikata e policëve të maqedonisë, duke shtuar se  shumë prej policëve detyrohen që të punojnë jashtë orarit pa u kompozuar me ditë të lira. Nga sindikata theksuan se nëse është nevoja do ta përdorin edhe të drejtën për grevë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu