LSDM dorëzon propozim për heqjen e testimit ekstern

Deputeti i LSDM-së, Stefan Bogoev ka njoftuar se sot partia e tij do të dorëzoj propozim për ndryshimin e ligjit për arsim, për të larguar testimin ekstern, qysh prej këtij viti. 

Nga LSDM thonë se një nga prioritetet e para është heqja e testimit ekstern për shkak se ky testim ka dhënë rezultate negative në procesin arsimor.

Sipas deputetit Bogoev, testimi ekstern ka shkaktuar trauma tek nxënësit, stres tek prindërit dhe dënime tek arsimtarët.

Nga LSDM kanë bërë thirrje partive politike që ta mbështesin propozimin pasi që, siç thonë, është në interes të nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe gjithë qytetarëve./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu