Komiteti i Helsingut: Këshilli Gjyqësor merr vendime në mënyrë selektive

Zgjedhja e gjykatësve në gjykatat në Maqedoni ësthë e kontestueshme dhe e dyshimtë, ndërsa anëtarët e Këshillit Gjyqësor veprojnë në mënyrë selektive në marrjen e vendimeve si dhe punojnë sipas urdhërave nga jashtë, vlerëson Instituti për të drejtat e njeriut, njofton InfoShqip.

Ish gjykatësja e gjykatës për të drejtëat e njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska theksoi se lista për zgjedhje të gjykatësve që u dorëzohet Kështillit Gjyqësor është mjaft diskutabile.

“Në lidhje me zgjedhjen e gjykatësve, Këshilli Gjyqësor bën zgjedhjen e gjykatësve në gjykatat e shkallës së parë vetëm nga lista që i dorëzohet nga ana e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, ndërsa ajo listë është shumë diskutabile nëse shikohen notat, probleme ka në vetë vlerësimin e përgatitjes së asaj liste”, deklaroi Margarita Caca Nikolovska.

Siç konkludojnë nga Komiteti i Helsinkit, seancat e Këshillit Gjyqësor caktohen pak para se të mbahen, ndërsa për punën e vet ky këshill nuk është transparent dhe nuk e informon opinionin në lidhje me vendimet për të cilat është votuar./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu