Kush nuk ka mësuar ditën, tani mund të mësojë natën (VIDEO)

Nga shtatori i këtij viti, banorët e komunës së Sarajit që nuk arritën shkollimin e tyre ta përfundojnë në kohë të rregullt, do të kenë mundësi që të regjistrohen në shkollën e natës. Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati theksoi se projekti për shkollimin e natës është në fazën përfundimtare, ndërsa sipas tij interesimi i banorëve që duan të shkollohen dita ditës po ritet, njofton TV21.

“Gjithë ato persona që do të jenë të interesuar që të vazhdojnë arsimimin e tyre të mesëm do të kenë mundësin që të vinë të regjistrohen, në komunën e Saraijt. Pastaj ato do të ndjekin procesin edukativo arsimor, përparësia e kësaj forme është që brenda dy viteve sa do të ndjekin procesin arsimorë dhe do ta përfundojnë ku do të llogariten sikur të gjithë nxënësit e tjerë që e përfundojnë shkollën e mesme 4 vjeçare”, tha Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Kurse drejtoresha e qendrës për shkollim të të rriturve theksoi se deri tani arsimin e profesional për të rritur e kanë kryer 1700 persona.

“Për vitin 2017 kemi siguruar mjete buxhetore në vlerë 82 000 euro, ku me këto mjete mund të përfshihen përafërsisht 1250 konditat . Tani jemi në fazën e njoftimit të komunave pët ti parë nevojat e tyre dhe interesimin rreth projektit”, u shpreh Lindita Qazimi, Drejtoresh e Qendrës.

Mësimi i për shkollim të natës për nxënësit mbi 25 vjet do të zhvillohet në objektin e gjimnazit të ri të Sarajit./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu