Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi do të jetë njëra nga ministret e kabineti qeveritar të Zoran Zaevit. Siç mëson INA nga burime partiake pranë BDI, ajo mund të jetë ministre e mbrojtjes, ose ministre e punëve të jashtme. Në rast se Teuta Arifi shkon në post ministror, atëherë kandidat në garën për kreun e komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale do të jetë kandidat tjetër.