Baily për MO-në: Keni shumë punë për të bërë

Në konferemcën përkujtimore të 15 vjetorit të Marrëveshjes të Ohrit, të organizuar në Kodrën e Diellit në Tetovë nga sekretariati për zbatimin e MO-së, ka qenë i pranishëm dhe për të ka folur edhe ambasadori i Shteteve të Bahskuara të Amerikës, Jess Baily.

Ambasadori mes tjerash shprehu: “MO-ja kërkon gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, përgjegjësi për të lëvizur përpara. MO e përfundoi me suskes konfliktin dhe shmangu luftën. Por shumë çështje mbeten ende për t’u zgjidhur. Ka akoma elemente të mosbesimit mes qytetarëve dhe institucioneve dhe zbatoni reformat për të lëvizur proceset përpara drejt NATO-s e BE-së” /InfoShqip.com/

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu