NEW YORK (AA) – Njoftohet se një imam i cili pasi ka drejtuar faljen e namazit të drekës në New York të SHBA-së është vrarë duke u qëlluar në kokë si dhe është plagosur një person tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, një imam me origjinë nga Bangladeshi emri i të cilit nuk bëhet i ditur pasi ka drejtuar faljen e namazit të drekës në xhaminë Al-Furqan në lagjen Queens të New York-ut, ai bashkë me një person tjetër kanë qenë pre e një sulmi të armatosur teksa shkonte për në shtëpi.
Imami i qëlluar në kokë është dërguar menjëherë në spital, ku më pas ai ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas lajmeve në median e New Yorkut, muslimanët e mbledhur pas ngjarjes në rajon kanë pretenduar se imami dhe personi tjetër janë sulmuar për shkak të besimit fetarë si dhe kanë mbrojtur idenë se këto ngjarje janë nxitur nga shprehjet e kandidatit për president Donald Trump.
Policia e New Yorkut ka nisur hetimin për kapjen e sulmuesit dhe po heton nëse ngjarja është apo jo krim i urrejtjes.