Vazhdojnë negociatat për formim të qeverisë

Edhe sot pritet të vazhdojnë negociatat ndërpartiake për formatin e qeverisë së re. Jozyrtarisht Arben Taravari do të ketë takim me përfaqësuesit e LSDM-së. Mbrëmë kryesia qëndrore e LR-PDSH autorizoi kryesinë e ngushtë për vendimin final për pjesëmarrje në Qeveri, njofton InfoShqip.

Nga ana tjetër  kryetari I BDI-së Ali Ahmeti tha se janë ndarë resorët, ndërsa bëri të ditur se Ministrinë e shëndetësisë do ta udhëheqin përfaqësues të ndonjë partie shqiptare.

Ai tha se BDI ende nuk ka vendosur për emrat që do të udhëheqin me ministritë dhe se emrat e deritanishëm që janë përmendur nëpër media janë vetëm spekulime./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu