Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson.
Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e qeverisë së ardhshme.
Kasami e njoftoi Staffansson për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në formimin e qeverisë së ardhshme.
Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.